PVD me debat publik për “Referedumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992″!

0

Zyra për informim e Partisë për Veprim Demokratik, ka njoftuar opinionin e gjerë që për nder të përvjetorit të 23 të Refendurimit të 1 dhe 2 marsit do të organizojë debat publik ku do t’i shtohet kujdes i veçantë kërkesës madhore drejtë bashkangjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.
Presheva referendumiPër më shumë, ja njoftimi i plotë:

Partia për Veprim Demokratik ju fton të merrni pjesë në debatin publik me temën “Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992” Duke pasur parasysh rëndësinë e Referendumit dhe ndikimin e tij politik në pozitën aktuale të Luginës së Preshevës, si dhe rrjedhave politike në periudhën kohore pas mbajtjes së Referendumit e deri më tani, me rëndësi të veçantë është pjesmarrja e secilit prej jush. Për të biseduar më përmbajtësisht rreth Referendumit, rrjedhës së tij si dhe ngjarjeve politike deri më tani në Luginën e Preshevës, të ftuar në këtë debat janë aktivistët të cilët ishin drejtpërdrejtë të kyçur në planifikimin dhe realizimin e kësaj ngjarje historike si dhe të gjithë të interesuarit. Debati publik mbahet më 27 shkurt 2015 (e premte) në Sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës me fillim nga ora 16:00

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com