PVD-ja e Halimit bojkoton zgjedhjet për Këshillin Kombëtar!

0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Riza Halimi, tha se partia e tij nuk ka marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve. Zgjedhjet janë caktuar për 26 tetor, ndërsa PVD është e vetmja parti që ka marrë pjesë katër vjet më parë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve.
Halimi tha se qëndrimi përfundimtar i PVD-së rreth pjesëmarrjes në zgjedhje do të bëhet i ditur pas diskutimeve me Ministrinë e Pushtetit Lokal rreth kërkesave të tyre, për të rritur numrin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në bazë të numrit të votuesve të regjistruar, dhe jo në proporcion me popullsinë sipas regjistrimit në vitin 2011, të cilin shqiptarët e bojkotuan në masë të madhe, raporton B92, transmeton Telegrafi.

“Numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve nga 29, aq sa ishin deri tash, është ulur në 15, bazuar në të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, të cilin proces shqiptarët e bojkotuan, e ku Presheva rezulton të ketë vetëm 416 shqiptarë, Bujanoci 244, ndërsa në gjithë Serbinë janë 5, 809 shqiptarë”, tha Halimi.

Ai deklaroi se kërkesa e PVD-së është që numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të përcaktohet duke marrë parasysh numrin e votuesve nga lista e veçantë e votuesve për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, ku janë regjistruar diç më pak se 27 mijë njerëz, për të cilën arsye PVD-ja i është drejtuar për Gjykatës Kushtetuese për këshillë.

Sipas ligjit, në raport me popullsinë, pakicat etnike në Serbi, të cilat kanë deri në dhjetëmijë banorë, kanë të drejtë të kenë 15 anëtarë në Këshillin Kombëtar, ndërsa numrin më të madh – 35 anëtarë – mund të kenë pakicat që kanë më shumë se 100 mijë banorë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com