PVD dështon në Nasalcë, mer përforcime nga Tërnoci

0

Fillimi i zgjedhjeve brenda PVD-së dega në Bujanoc dhe nëndegëve nëpër venbanime të komunës edhe përkundër thirrjeve të kryetarit të degës Shaip Kamberit, njëherit deputet popullorë në parlamentin e Sërbisë, si duket nuk kanë nisur sipas pritjeve të këtij subjekti politik.

564360_240292599444027_1149811798_n

Të shtunën më 16 maj duke filluar në ora 20:30h në objektin e cerdhes së fshatit”, Nesalcë është paraparë të mbahet kuvendi parapërgatitor zgjedhor, por edhe përkundër thirrjes të shtabit zgjedhorë dhe kryetarit Kamberi në këtë vendbanim PVD mbeti e zbehtë duke mos arritur ti grumbullojë as 40 anëtarë për të arritur kushtin e propozimit të anëtarëve të rinjë të nëndegës. Siq ka mësuar BujanociNet brenda burimeve të sigurta të PVD-së, komisioni zgjedhor-PVD Bujanoc duke e parë interesimin e dobët të qytetarëve të këtij vendbanimi ka thirrur përforcime nga Tërnoci për ta arritur numrin e nevojshëm, për ti votuar anëtarët e rinjë. Po i njeti burim ka bërë të ditur se, arsyeja përse PVD zgjedhjet brenda partiakre i ka nisur me Tërnocin dhe Nasalcën janë, duke bësuar se në Nasalcë është subjekti më me shumë simpatizantë, por nga nata e mbrëmshme është parë se PVD në këtë vendbanim mund të mbetet subjekti i fundit për nga numri i simpatizantëve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com