PVD deklaron se është zgjidhur problemi tek vendvotimi nr 2
18:30 | 04 Nentor 2018
APN-ja kishte kërkuar të ripërsëritet votimi tek vendvotimi nr 2, por shtabi zgjedhor i PVD-së thotë se është zgjidhur problemi mes komisionerëve dhe nuk do të përsëriten votimet në atë vendvotim.

Shtabi zgjedhor i PVD-së në krye me Ermal Rexhepin i kan thënë mediumit tonë se aty nuk ka pasur probleme të mëdha siç kishte deklaruar APN-ja por kan qenë probleme të vogëla mes komisionerëve edhe ku ka ardhur deri tek sqarimi mes tyre dhe gjithqka është duke shkuar sipas ligjit dhe nuk ka asnjë keqpërdorim./BujanociNet/

Alesia Bami