PVD bëri gjithçka në Medvegjë, vetëm JO mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

0

Shqiptarët e komunës së Medvegjës çdo ditë e më shumë janë të rrezikuar nga asimilimi i përgjithshëm, mohimi i të drejtave të tyre pë përdorim zyetarë të gjuhës shqipe, lëvizjes së lirë dhe mbyllja e shkollave shqipe, kështu u tha sot gjatë fushatës parazgjedhore të Partisë Demokratike e cila u mbajt në Banjën e Sijarinës në Medvegjë, ku ishin të pranishëm shqiptarë nga të gjitha shtresat dhe profilet.

DSCN5725

Medvegjasit kërkuan ndihmë urgjente sepse sipas tyre situata në këtë komunë është tepër e vështirë dhe jasht kontrollit, askush nuk angazhohet për të drejtat e shqiptarëve, as KNSH dhe as përfaqësuesit komunal ku bënë pjesë edhe PVD. Medvegjasit thanë se, çdo ditë e më shumë shqiptarët fshihen nga listat zgjedhore, dhe u mohohet e drejta e tyre që të ankohen në organet kompetente, madje sipas medvegjasve, ata që nuk i binden urdhërave të PVD-së edhe pse mund të jenë me vedbanim në këtë komunë ata automatikisht do të shlyhen nga listat zgjedhore. DSCN5746Përfaqësuesit e arsimit shqip në këtë komunë treguan për mizorit e arsimit shqip dhe malltretimet që po u bëhen nxënësve shqiptarë, ata duhët të udhëtojnë me kilometra të tëra për të shkuar në shkollë, sepse askush nuk angazhohet që shkollat që i kanë në vendbanimet e tyre ti meremetojnë të paktën për kushte minimale, si pasojë e kësaj ata duhet të kalojnë përskaj shkollës së tyre për të shkuar në një shkollë tjetër. DSCN5744Bajram Mustafa kryetarë i degës së PD-së në Medvegjë, para simpatizantëve të këtij subjekti politik u shpreh se, nuk do të ketë më manipulime me votën e shqiptarëve të kësaj komune, nuk do të lejojmë që të drejtat tona të na i mohojnë ata të cilët i thonë vetës shqiptarë dhe asnjëherë nuk bënë asgjë për shqiptarët. Mustafa gjithashtu potencoi se, ne do të bëjmë çmos që shqiptarët e Medvegjës të vendosin për fatin e vetë, që fëmijët tanë të kenë objektet shkollore, që shqiptarët të kenë të drejtë në punësim. Kryetari i nëndegës gjithashtu potencoi se, shqiptarët e kësja komune gjenden nën një presion të paparë nga PVD, sepse ata që sjanë në këtë subjekt politik, nuk kanë asnjë të drejtë në këtë komunë. DSCN5750Lideri i Partisë Demokratike Dr.Nagip Arifi i premtoi shqiptarëve të Medvegjës se, nuk do të lejojmë më që shqiptarët e kësaj komune të ndjehen të vetmuar, që për të drejtat e tyre të vendosin ata që vetëm interesin e kanë prioritet, arsimi në komunën e Medvegjës është prioritet i Partisë Demokratike dhe këtë do të ndryshojmë pas 26 tetorit, duke i thën stop të gjitha padrejtësive ndaj shqiptarëve. Edhe rinia e kësaj komune është në asimilim e sipër, ata duke mos parë asnjë perspektivë për ardhmërinë e tyre, çdo ditë po shpërngulen për të kërkura një jetë më të mirë. DSCN5723Kryetari i FR-PD  Sali Salihi, potencoi se PD ka program të veçant i cili garanton një ardhmëri të suksesshme për rininë, e në këtë rast rinia e Medvegjës është ajo që ka prioritet në Luginë të Preshevës, sepse nuk guxojmë që në asnjë mënyrë të lejojmë që të rinjtë e Medvegjës të bredhin rrugëve të Evropës për kushte më të mira, ato kushte PD do t’ua plotësojë në vendlindjen e tyre./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com