Putini alarmon Berlinin me strategjinë për Ballkanin

0

Qeveria e Gjermanisë është alarmuar njofton në numrin e saj më të ri e përjavshmja më e njohur gjermane Der Spiegel.

russiaSipas kësaj gazete e cila ka qasje në Qeverinë e Gjermanisë si poshtuajse asnjë gazetë tjetër në këtë shtet, në një analizë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, del që Rusia dhe politika e saj në Ballkan është koncentruar maksimalisht që të rrisë “ndikimin strategjik në Ballkanin perëndimor”. Në bazë të kësaj analize e cila titullohet “Ndikimi i Rusisë në Serbi” thuhet se “caku i Putinit është që përmes një bashkëpunimi të ngushtë ushtarak mes Moskës dhe Beogradit të arrihet që Serbia të qëndrojë sa më larg integrimit në Bashkimin Evropian”.

Përmes “gasit rus i cili po i ofrohet Serbisë” po provohet që Serbia të lidhet edhe ekonimikisht me Rusinë. E njejta strategji po zbatohet edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe atë sidomos në pjesën serbe të njohur edhe si Republika Srpska”, transmeton Gazeta Blic.

Qeveria gjermane po ka vështirësi të gjejë një përgjigje në këtë strategji të Putinit. “Ne nuk mundemi të përgjigjemi në këtë ofertë ruse”, ka thënë Sekretari shtetëror në MJ të Gjermanisë Michael Roth. “Ajo që duhet të bëjmë është që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ua bëjë më të qartë se anëtarësimi në BE është në interesin e tyre”, ka thënë Roth për Der Spiegel./Gazeta Blic/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com