Putin viziton Serbinë më 16 tetor

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka marrë konfirmimin zyrtar nga ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Serbinë më 16 tetor, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

PutiniNë një takim me gazetarët në Beograd, Vuçic ka thënë se me ambasadorin rus ka biseduar pjesërisht për programin e vizitës së presidentit rus.

Sipas këtij programi, mediat në Serbi citojnë kryeministrin serb të ketë thënë se presidenti rus do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikollic dhe do të marrë pjesë edhe në parakalimin e forcave ushtarake të Serbisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com