Putin kërcënon se do të publikojë fakte: SHBA-të “shpikën” sulmet e 11 shtatorit (Video)

0

Ekspertët amerikanë argumentojnë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë më të këqijat që nga koha e Luftës së Ftohtë, kurse zhvillimet në botë paraqesin qetësinë para stuhisë.

fotoFaqja e internetit „Veteranstoday.com“ përcjell shkrimin e gazetës ruse Pravda, në të cilën thuhet se Rusia po përgatitet të publikojë provat dhe faktet se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet sekrete amerikane janë të përziera në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001.

Teoricienët e konspiracionit tashmë me vite po akuzojnë SHBA-të se janë përgjegjëse për sulmin ndaj Kullave Binjake, kurse pala ruse deklaron se imazhet satelitore mbështesin pohimet e tilla.
Gazeta ruse shkruan se nga provat shihet qartë se udhëheqja amerikane e ka organizuar gjithë sulmin dhe pastaj krejt manipulimin me opinionin publik.

Pravda shkruan se SHBA-të krijuan imazhin se qytetarët amerikanë janë viktimë e terrorizmit ndërkombëtar dhe se pas gjithë kësaj ishte fshehur në të vërtetë dëshira e SHBA-ve për të kontrolluar burimet e naftës në Lindjen e Mesme.

Faktet dhe provat janë aq bindëse deri në atë shkallë sa do të demantojnë krejt shpjegimet e qeverisë amerikane për sulmin në Nju Jork. Rusia, në këtë mënyrë, shkruan gazeta, dëshiron të tregojë se SHBA-të qëmoti shfrytëzojnë terrorizmin e rrejshëm për t`i mbajtur qytetarët e saj në frikë të përhershme dhe si pretekst për operacionet ushtarake në vendet e huaja.

Në rast të suksesit të taktikës së Putinit, kjo do të shokojë opinionin amerikanë dhe do të shkaktojë zemërim dhe protesta masive në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, faktet se SHBA-të janë organizatoret e sulmit në Nju Jork, do t`i diskreditojë plotësisht amerikanët si lider të luftës kundër terrorizmit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com