Putin bëhet gati për vizitën në Beograd por ja çfarë ka vendosur Erdogani
08:39 | 16 Janar 2019

Zëdhënësi presidencial i Turqisë, Kalın njoftoi se presidenti Recep Tayyip Erdogan do të kryejë një vizitë njëditore në Moskë më 23 janar.

Kalın theksoi se lufta kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste që kanë në shënjestër Turqinë do të vazhdojë në çdo fushë.

Ai shtoi se vizita e Erdoganit në Rusi do të ketë në fokus koordinimin me Rusinë për situatën e krijuar pas vendimit të SHBA-së për tërheqjen nga Siria. Do të kemi mundësinë për të trajtuar në mënyrë të përgjithshme edhe çështjen e Sirisë edhe çështjet dypalëshe, transmeton “Alsat M”.

Kujtojmë se Vladimir Putin do të vizitojë Serbinë më 17 janar.

Rina Balaj