‘’Puth plakushin 50 vjeçar’’, Adelina ua tregon njëherë e mirë vendin komentuesve
15:25 | 07 Nentor 2018

Këngëtarja Adelina Tahiri që nga fillimet e para të lidhjes me një mashkull i cili është më i vjetër se ajo, është paragjykuar shumë nga disa prej fansave, shkruan lajmi.net.

Mirëpo në intervistat e dhëna ajo ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe se lidhja e tyre, martesa e më pas lindja e foshnjës kanë qenë me qejf dhe nga dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Gjatë ditës së sotme, si rrallë herë Adelina ka marrë ‘guximin’ të futet ‘live’ në Instagram dhe reagimet sërish kanë qenë të ashpra.

Dikush nga ndjekësit i tha nuk do të duhej ta puthte një burrë 50 vjeçar dhe Adelina njëherë e mirë ua ka treguar vendin me reagimin e saj.

“S’keni nevojë të fyeni dhe s’keni nevojë të keni aq shumë urrejtje. Unë e puth, nuk do ta puthësh ti. Unë për vete e dua shumë, nuk më intereson për të tjerët, se e kam marr për vete”, sipas disa medieve shqiptare thuhet se ka qenë përgjigja e saj./Lajmi.net/

Alesia Bami