Putevi Srbija, ka pranuar gabimin e bërë me vendosjen e tabelave në gjuhën Serbe
15:55 | 06 Qershor 2018

Ndërmarja Publike Shtetërore "Putevi Srbija" ka pranuar se ka vepruar kundërligjshëm me instalimin e tabelave të sinjalizimit në rrugët dhe hyrje-daljet nëpër vendbanimet Shqipëtare të komunave Bujanoc dhe Preshevë vetëm në gjuhën serbe edhe atë në shkrim qirilik.
Putevi Srbija, është zotua se ky gabim do të përmisohet në suaza të procedurave dhe barierave teknike në afat kohorë të arsyeshëm, citon RTV Spektri. Në teritorin e komunave Bujanoc dhe Preshevë, i gjith sinjalizimi i rrugëve dhe hyrje daljeve të vendëbanimeve do të shënohen në dy gjuhë: ashtu edhe siç e jep ligji në gjuhën Serbe dhe Shqipe./BujanociNet/
Françeska Jaçe