Pushteti lokal po stimulon të gjitha fushat që kanë për qëllim zhvillimin e komunës së Bujanocit

0

Komuna e Bujanocit çdo ditë e më shumë po dëshmon në mbështetjen e qytetarëve të sajë të cilët po zhvillojn aktivitetet në fusha të ndryshme, si kultur, informim, sport, buqësi si dhe biznes, pa lënë anash edhe shoqatat e qytetarëve.

ArifiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiKonkurset e hapura nga muaji shkurt ku disa nga ta vazhdojn deri ne fund të muajit mars, përpos atij për organizatat sportive i cili është hapë më datën 11 të muajit shkurt e që ka vazhduar deri më 02 mars, ndërsa të tjerat vazhdojn të jenë të hapur edhe mëtej, janë një realitet i punës serioze të pushtetit lokal në angazhimin e zhvillimit të komunës së Bujanocit. Sipas Kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit ky është një hap shumë pozitiv për të zbutur numrin e papunsisë por njëkohësisht për të mbështetur edhe fushat dhe aktiviteteve të ndryshme për një zhvillim më të mirë ekonomik. Kryetari Arifi gjithashtu shtoi se, “tani që nga muaji mars do të hapet edhe konkursi për mediat private ku vlera e këtij projekti është 5 milion dinarë, ndërsa të drejt kanë mediat qoft elektronike apo të shkruara, ndërkaq konkursi tjetër i cili do të hapet poashtu në muajin mars është për zhvillimin e bujqësisë për të cilin janë paraparë të ndahen 13 milion dinarë, mjete këto të cilat 4 milion ndahen nga Trupi koordinues ndërsa 9 milion nga buxheti komunal, sipas vendimit të këshillit 6 milion dinarë janë për prodhuesit e duhanit, si dhe konkursi për bletarë dhe për ata persona që merren me zhvillimin e pemtarisë. Komuna e Bujanocit për ktë vit gjithsej ka ndarë 58 milion dinarë për këto konkurse duke llogaritur edhe atë për ndihma studentëve për të cilin janë ndarë 10 milion dinarë, që nënkupton se Komuna e Bujanocit po stimulon të gjitha fushat dhe aktivitetet të cilat do të realizohen në komunën tonë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com