Pushteti lokal ndan mjete finansiare për vende të reja të punës

0

Komuna e Bujanocit gjithnjë e më shum po dëshmon në kapacitetet e punësimit të të rinjëve, jo vetëm për ata të cilët kanë të kryer shkollimin e lartë universitarë por edhe për ata të cilët kanë mbaruar shkollimin e ulët.

hqdefault

 

 

 

 

 

 

 

 

Është fjala për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 15 milino dinarë ku dhjet million shkojnë për të u mundësuar afër 40 të rinjëve avansimin professional apo mbajtjen e praktikës nëpër ndërmarrjet publike, ku për themelues kanë pushtetin lokal të Bujanocit, ndërsa 5 milion të tjera janë ndarë për subvensionimin e kompanive privatë të komunës së Bujanocit, ku të drejt aplikimi kanë të gjitha kompanit private, ndërsa përparësi kanë ato të cilat nuk kanë shfrytëzuar më parë kët ofertë. “Zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës është prioritet kryesorë i pushtetit lokal, përmes të cilave ne do t’i sigurojmë vende të reja të punës rinis sonë, si dhe do ti mundësojmë ndërmarrësve privat që të ecin përpara në zhvillimin e bizneseve të tyre” ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, duke shtuar se, vetëm në këtë mënyrë ne do ta kemi një rini të shëndoshë e cila nuk do të bredhe rrugëve të Evropës, si dhe do ti avansojmë bizneset private që të jenë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të Bujanocit. Realizimi i këtyre vendimeve që janë miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit komunal të Buajnocit, do të nisë së zbatuari në mesin e muajit shkurt, ku qytetarët do të jenë të informuar, ndërsa përparsi aplikimi në aftësimin professional kanë të gjith të rinjët të cilët kanë të kryer shkollimin e lartë univerzitarë, ndërsa tek subvencionimi i ndërmarrjeve, përparsi kanë të gjith ata të cilët kanë të kryer shkollimin e ulët, dhe janë të lajmëruar në entin për punësim. Vlenë të theksohet se komuna e Bujanocit është pothuajse komuna e vetme në rajon e cila po bën qmos në hapjen e vendeve të reja të punës, nëpërmjet projekteve të ndryshme të cilat po përkrahen nga buxheti i komunës./BujanocNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com