Pushteti lokal ndan edhe 10 milionë dinarë për infrastrukturën e komunës së Bujanocit

0

Drejtori i drejtoratit për ndërtim Agim Haliti dhe përfaqsuesi i kompanis Saba Bellça, të martën kanë nënshkrua edhe 5 kontrata për realizimin e 5 projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës në vendbanimet e komunës së Bujanocit.

download

Për realizimin e  projekteve të radhës nga buxheti komunal janë ndarë 10 milion dinarë. Sipas Halitit punët do të nisin të realizohen menjëher pas nënshkrimit të kontratës dhe do të zgjasin 30 ditë, duke shpresuar që të gjitha punët e nisura dhe të premtuara deri në fund të vitit të kryhen në afatin e paraparë. Projektet që do të nisin, gjatë javës, janë mbushja e rrugëve në fshatin Bushtran të Vogël, që do të kushtoj 2 milion e 370 mijë dinarë, mbushja rrugëve në lagjën mezdraja të fshatit Klenik, qe ka vlerën 1 milion e 300 mijë dinar,  Asfaltimi i rrugës nga xhamija e qytetit deri tek shkolla fillore “Naim Frashëri”, me vlerë 850 mijë dinarë, asfaltimi i një ruge në fshatin Bilaq, me vlerë 2 milion e 950 mijë dinarë dhe mbarimi i asfaltimit të të gjitha rrugëve në fshatin Turi e që kanë vlerën 2 milion e 450 mijë dinarë. Drejtorati për Ndërtim edhe pse është ballafaquar me problem të shumta të trashëguara nga ish-udhëheqësia e mëparshme, ka arritur që vetëm gjatë këtij viti të nënshkruaj kontrata për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit të Bujanocit dhe vendbanimeve përreth, me vlerë e cila mund të krahasohet me kontratat të cilat i nënshkroi gjatë tërë mandatit ish-drejtori i kësaj ndërmarrje./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com