Pushteti lokal me kohë i ka bërë parapërgaditjet, që sot nxënësit të kenë kushte të volitshme për mësim

0

Të gjitha institucionet që funksionojnë në komunë të Bujanocit duhet të bëjnë parapërgaditjet për Dimër, sa i përket ngrohjeve qëndrore tek ata të cilët është më se e domosdoshme janë shkollat, sepse nxënësit duhet të kenë vend të ngroht nëpër msojtoret e tyre.

shkolla

Të gjitha shkollat fillore në gjuhën shqipe si dhe ajo e mesme këtë problem e kanë të zgjidhur, përpos kësaj ata kanë startuar me ngrohje qysh më datën 15 tetor, kjo sipas nevojës dhe kushteve atmosferike që po mbretërojnë në vendin tonë. sh.m “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, janë të furnizuara mirë me lëndë djegëse derisa të kryhet sezoni dimërorë, kështu u shprhën drejtorët e shkollave të lartëpërmendura, Xhevat Fejzullahu dhe Selami Jakupi.         Ekipi i RTB-së ka vizituar edhe shkollën fillore“ Sami Frashëri” në fshatin Lluçan, dhe paralelet e ndara në Dobrosin, Konçul dhe Turi. Në bised me drejtorin e kësaj shkolle Fehmi Isufin ëhstë bërë e ditur se edhe kjo shkollë është e furnizuar me drunjë, Isufi tha se, kemi filluar me përgaditje qysh më herët dhe kemi startuar me ngrohje në kohën që është e paraparë. Për të gjitha shkollat në komunën e Bujanocit sa i përket sigurimit me furnizim të lëndëve djegëse si mazut, qymyr dhe dru përkujdeset pushteti loak i cili siguronë mjetet finansiare, kështu që edhe këtë vit të gjitha parapërgaditjet janë bërë me kohë, me qëllim që nxënësit të kenë kushte të volitshme për mbarvajtjen e procesit edukativoarsimorë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com