Pushteti lokal i Bujanocit përfiton një vetur Mazda 2.2D, donacion nga Qeveria Japoneze

0

Qeveria Japoneze gjithmonë i ka dalë në ndihmë komunës së Bujanocit me donacione të shumta dhe me vlerë të cilat sot e tutje janë në shërbim e sipër. Përmes ambasadës Japoneze në Beograd ajo këtë herë ka dhuruar 44 vetura të tipit Mazda 2.2D Qeverisë së Serbisë, këto vetura pikërishtë janë shpërndarë nëpër qytetet e Sërbisë, ndër të cilat edhe komuna e Bujanocit ka qenë njëra ndër 44 komunat përfituese të një veture, me kilometra 00.

vetura 1

Komuna jonë ka aplikuar me kohë, dhe ka përfituar këtë veturë me kilometrazhë zero dhe sipas kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi kjo veturë do të shërbejë për administratën komunale, nuk është e caktuar për ndonjë organ apo individ. Kryetari Arifi për tha se, veturat që posedon komuna e Bujanocit e që janë me kalim të kilometrazhit dhe me vite më të hershme do ti paraqesim ne ankant publik të i shesim ose ti shpërndajmë nëpër ndërmarrjet publike ku është themelues pushteti loka. vetura 2Ndërkaq në janar të vitit 2013 kryetari Arifi ka arritur që për shërbim të administratës të përfitojë edhe një vetur si donacion, nga Programi i Kombeve të Bashkuara PBILD, ku përfaqësuesi nga kjo organizatë ndërkombëtare Nikola Herkules, i’a kishte dorëzuar çelësat e një veture të tipit “DACIA”, kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Programi PIBILD, pushtetit lokal i ka dhuruar edhe një kombi bus, në emer të personave me invaliditet të komunës së Buajnocit, ndërsa Bashkimi Evropian i ka dhuruar një vetuar të tipit DACIA. vetura 3Kryetari Arifi gjat këtij mandati për shërbime të administratës komunale nga mjetet e buxhetit ka arritur qe ta siguroje edhe nje vetur te re të tipit PEUGEOT, vetuar e cila shërben për udhëtime të gjata. Të gjitha vetuart moderne që disponon pushteti lokal, që janë në disponim edhe për udhëtime të gjata, janë përfituar në mandatin e kryetarit Arifi. /Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com