Pushtetet lokale të gatshëm për jetësimin e RTB-së dhe RTP-së

0

Ligji për informim dhe media i cili është aprovuar në gusht të vitit 2014 parasheh privatizimin e mediave publike deri më 1 korrik të këtij viti. Privatizimin e pret Radio Televizionin e Bujanocit dhe Radio Televizioni i Preshevës. Mbrëmë në emisionin Studio e Hapur në studion e RTP-së ishin të ftuar dy krerët institucional ai i Preshevës Ragmi Mustafa dhe i Bujanocit Nagip Arifi, e që temë e këtij emisioni ishte fati i mediave shqip në Luginë të Preshevës.

index

Në pyetjen e bërë se a janë krerët tanë për privatizimin e mediave shqipë në Luginë kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se, “jetësisht do të mundohemi për mbrojtjen e informimit shqipë publik në Komunën e Preshevë dhe Bujanoc. Edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi foli për mundësin e parandalimit të procesit të privatizimit, ka tha se, “privatizimi i Radio Televizionit të Bujanocit dhe atij të Preshevës nuk është breng e vetme e kryetarëve të komunave por edhe e gjithë subjekteve politike shqiptare dhe e gjithë qytetarëve të Bujanocit dhe Preshevës”. Kusht për privatizimin është digjitalizimi i cili ka një kosto jo të ulët edhe për pushtetet lokale, por a ka siguri kjo dhe cili është fati i mediave i pari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi thotë se, “ne në Bujanoc jemi gati ta finacojmë nga buxheti i Komunës sa i përket digjitalizimit”. Nga ana tjetër, se a ka gadishmëri që Këshilli Kombëtarë Shqipëtar të formojë një medium të ri, kryetari Mustafa thotë se “angazhimet janë duke vazhduar në këtë drejtim dhe përderi sa nuk kemi një zgjidhje nuk ka të ndalur në këtë drejtim. Me këtë rast Arifi thotë që, “puna e parë që duhet të bëhet është që ne duhet ta financojmë digjitalizimin e Radio Televizionit të Bujanocit. Nëse nuk arrihet që deri më 30 qershor të këtij viti të ndryshohet ligji ne obligim e kemi ndaj popullatës shqiptare që edhe pas 30 qershorit të ketë emisione në gjuhën shqipe, qoftë në kuadër të Këshillit Nacional Shqipëtar, ne do të gjejmë formën për ti mbështetur” përfundoi Arifi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com