Pushimet luksoze me Shkëlzenin, Armina Mevlani zbulon detajet e fejesës dhe ditën e madhe

0

Edhe për Armina Mevlanin vera ka nisur. Pavarësisht angazhimeve të shumta që showgirlli, do të gjejë kohë për pushuar.

Natyrisht që si çdo vit, edhe këtë herë pjesa e parë e gushtit do t’i dedikohet familjes, duke vijuar më pas me partnerin e saj, Shkëlzenin.

Në intervistën dhënë për “Bluetooth”, bukuroshja e ekranit rrëfen se edhe përgjatë kësaj vere do të vijojë të postojë foto nga resortet luksoze, duke mos u shqetësuar për komentet negative që merr në rrjetet sociale. E teksa e pyesim për një fejesë apo martesë në horizont, bukuroshja rrëfen se mediat do ta marrin vesh vetëm ditën e madhe, duke preferuar ta mbajë sekret deri atëherë.armina

Si do t’i kalojë Armina pushimet këtë verë?

Nuk kam vendosur asgjë. Besoj se do t’i bëj pushimet edhe në Shqipëri edhe jashtë. Ditët e para të gushtit do t’i bëj më prindërit.

Po me Shkëlzenin?

Po sigurisht dhe me të, por mendoj se nga shtatori. Nga fillimi i shtatorit.

Do të pushosh edhe më shoqërinë këtë verë, ashtu si ke bërë vitet e shkuara?

Ndoshta ndonjë fundjavë.

Je kritikuar shpesh për fotot e luksit që poston nga udhëtimet e tua, do të vijosh të postosh edhe gjatë pushimeve?

Po normal që do t’i postoj, nuk ka lidhje fare çfarë thonë të tjerët. Nuk ndikohem fare.

Bashkë me Shkëlzenin a keni bërë plane për fejesë këtë verë, ndonjë surprizë?

Jo nuk kemi ndërmend që ta bëjmë event. I kemi personale, familjare. Do merret vesh vetëm dita e madhe.

Cili është ai vend i botës që të ka mbetur fiksim dhe ende nuk e ke vizituar?

Po në Itali për shembull, në Sicili, Capri e Porto Pisa. Këtu do doja të shkoja.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com