Punë e kryer: Ja kur do të transferohet Pogba te Barcelona
10:03 | 24 Qershor 2015

Kalimi i Paul Pogbas te Barcelona duket punë e kryer. Sipas të përditshmes katalunas, Mundo Deportivo Juventus dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e francezit në Camp Nou gjatë vitit 2016. foto.php5 Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida dhe menaxher i përgjithshëm i Juventus i Juventusit, Beppe Marotta, kanë pasur një takim të nënën në mbrëmje për ta finalizuar marrëveshjen për Pogban. Dhe, është rënë dakord që ish anëtari i Manchester Unitedit do luaj edhe këtë vit te Juventusi, dhe më pas të transferohet në Barcelonë, e cila nuk ka drejtë të transferoj lojtarë deri në janar të vitit 2016. Gjithashtu, Mundo Deportio ka mësuar se dëshira e Pogbas është të luaj te Barcelona, pasi është mahnitur me lojën e tyre në finalen e Berlinit. Ai ka oferta të majme edhe nga Manchester Cityt dhe PSG, por nuk i interesojnë paratë.
Aurela Hoxha