Puna e natës ndërlidhet me kancerin e vezoreve

0

Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë ka zbuluar lidhjen mes punës së natës dhe rrezikut për 49 për qind më të madh nga sëmurja prej kancerit të vezoreve.

Rezultatet e mbledhura prej rreth 3 mijë të të studiuarve, i ka publikuar revista “Occupational and Environmental Medicine”.

Lidhja mes punës së natës dhe kancerit të vezoreve ka qenë më e theksuara te femrat më të moshuara se 50 vjet.

Hulumtuesit besojnë se si rezultatet e tyre është e mundur që të sqarohen me ndryshimet në praninë e hormonit të gjumit, melatoninës, te femrat që punojnë natën.

Kjo mund të ndikojë në efektin e hormonit të estrogjenit dhe paraqitjen e dëmtimit të ADN-së, sqarojnë shkencëtarët.

Disa studime të mëhershme tashmë kanë lidhur punën në ndërrime të natës me mundësitë më të mëdha nga sëmurja prej kancerit të gjirit

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com