Publikohet kënga e shumëpritur e Era Istrefit me French Montanan (Video)
14:49 | 29 Shtator 2017

Kënga u paralajmërua se do të publikohet më 25 gusht, më pas më 25 shtator, ndërsa vetëm sot ka dal në treg. Era Istrefi ka sjell projektin e ri muzikor të shumëpërfolur në rrafshin ndërkombëtar. Në fakt, kënga e re e këngëtares shqiptare është publikuar në iTunes, të cilën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU. “No I love Yous”, titullohet kënga e cila vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana. Nuk dihet nëse kënga do të shoqërohet me ndonjë vidoklip, pasi që këngëtarja e ka sjell në llogarinë personale në Facebook një pjesë të shkurtër të një videoje të shoqëruar me këngën. Kujtojmë se prishtinasja u bë e njohur në rrafshin ndërkombëtar me këngën “BonBon” dhe “Redrum”.
Ndryshe, Era ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/
Françeska Jaçe