Publikohen rezultatet e klubeve sportive që kanë konkuruar për mjete finansiare

0

Pas katër mbledhjeve që ka zhvilluar Komisioni për Sport pranë komunës së Bujanocit, dje ka sjell vendimin për ndarjen e mjeteve për 29 nga 31 sa kanë aplikuar, klube sportive që veprimtarin e tyre e zhvillojnë në komunën e Bujanocit.

konkurs

Këshilli komunal nga buxheti i komunës së Bujanocit për këtë vit ka vendosur që mjetet që duhen të shpërndahen për Organizatat Sportive dhe Klubet Sportive është 12 milion dinarë ka thënë, kryetar i këtij komisioni Arbër Pajaziti, ndërsa dje janë ndarë 11 milion 65 mijë dinarë, 900 e 35 mijë dinarë janë lënë anash për ndonjë ankesë që mund të vij në afatin tetë ditor. Pajaziti thotë se të gjitha ata që janë të pa kënaqur për ndarjen e mjeteve nga ky komision është lënë një afat prej tetë ditësh që do të kenë të drejt ankese në shkallën e dytë që duhet të i drejtohen këshillit komunal të komunës së Bujanocit. Klubet sportive përfituese janë: Klubi i Shahut „Kondiva” – 90.000 dinarë, Klubi i shahut „ Besa“ – 90.000 din, Klubi i boksit „Ternoci“ – 500.000 din, Klubi i volejbollit „Junior „ – 130.000 din, Klubi i volejbollit „ BSK“ – 150.000 din, Klubi i rinise se hendbollit „ Mladost“ – 400.000 din, Klubi i hendbollit „BSK-Heba“ – 1.650.000 din, Klubi i basketbollit „BSK Junior“ – 500.000 din, Klubi i basketbollit „Elita“ – 250.000 din, Klubi i basketbollit „Play 017“ – 250.000 din, Klubi i karatesë „Ken“ – 90.000 din, Klubi i karatesë „Besa“ – 90.000 din, Asociacioni i karatesë tradicionale „PMB“ – 45.000 din. Klubi i karatese „Shotokan“ – 90.000 din, Klubi i karatesë „Bushido“ – 90.000 din, Klubi i karatesë „BSK” – 90.000 din, Klubi i futbollit te vogël „Zufo“ – 300.000 din, Klubi i futbollit te vogël „As“- 1.000.000 din Klubi i futbollit te vogël „BSK“ – 250.000 din, Klubi i futbollit te vogel „Rota“ – 150.000 din, Klubi i futbollit „Vihor“ – 530.000 din, Klubi i futbollit „Ternoci“ – 1.100.000 din, Klubi i futbollit „Levosoje Talenat“ – 220.000 din, Klubi i futbollit „Bilaci“ – 550.000 din, Klubi i futbollit „Levosoje“ – 420.000 din Klubi i futbollit „Tresnjevka“ – 540.000 din, Klubi i futbollit „Samolica“ – 200.000 din, Klubi i futbollit „BSK“ – 1.300.000 din./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com