Publikohen fotot e para të iPhone 6s (Foto)

0

Apple ka nisur me prodhimin e gjeneratës së re të iPhone-it, i cili do të quhet iPhone 6s. Kompania do ta prezantojë këtë telefon inteligjent në sezonin e vjeshtës.

iPhone

Që tani kanë filluar të shfaqen fotot e para të këtij telefoni. Fotot janë publikuar nga sajti i njohur 9to5Mac, i cili ka postuar gjithmonë foto të modeleve të iPhone-ve, si iPhone 6 dhe iPhone 5, dhe kanë rezultuar të sakta.

Publikohen fotot e para të iPhone 6s.

Nga fotot shohim që iPhone 6s do të ketë të njëjtin dizajn si modeli i mëparshëm. Ai do të jetë gjithashtu po aq i hollë dhe i gjerë sa iPhone 6. Ndërsa së brendshmi iPhone 6s do të jetë krejt ndryshe nga modeli mëparshëm. iPhone 6s nuk do të përmbajë sistem të kamerës me lente të dyfishtë. Kamera e pajisjes dhe vendi i blicit do të jetë të njëjta si tek iPhone 6. Antenat do të vazhdojnë të jenë edhe tek telefoni i ri inteligjent. Vendi i altoparlantëve dhe portave do të jenë po ashtu të njëjta. Telefoni i ri inteligjent i gjigantit të Kupertinos pritet të prezantohet në muajin shtator.

Publikohen fotot e para të iPhone 6S,

Publikohen fotot e para të iPhone 6S,,

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com