Publikohen fotografitë e telefonit më të hollë në botë

0

Kompania teknologjike Oppo ka njoftuar se telefoni i ri i saj, R7, do të prezantohet gjatë muajit të ardhshëm.

tel

Kompania ka publikuar disa fotografi të pajisjes së re duke konfirmuar telefonin, që pritet të jetë më i hollë se paraardhësi R5, i cili mban rekordin për pajisjen më të hollë. Oppo R5 është vetëm 4.85 mm i hollë.

Oppo R7 pritet të vijë me ekran 4.7-inç, procesor MediaTek MT 6795 64-bit, kamerë 20.7MP dhe bateri 2000mAh.

Përmes fotografive kompania mohoi spekulimet se telefoni do të jetë pa korniza.

Në kohën kur të lansohet Oppo R7 pritet të vijë edhe një telefon tjetër më i madh R7 Plus.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com