Publikohen emrat e tre anëtarëve shqiptarë të Këshillit të Sigurisë

0
Publikohen emrat e tre anëtarëve shqiptarë të Këshillit të Sigurisë

Janë publikuar emrat e tre anëtarëve shqiptarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të emëruar nga presidenti Gjorgje Ivanov.

Profesori universitar Veli Kreci nga Universiteti i Evropës Juglindore, ish-deputetja dhe aktorja Flora Kadriu dhe gjenerali ushtarak Naser Sejdini janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë.

Kjo u publikua nga zyra për informim e presidentit, ku është informuar për mbledhjen e sotme të këshillit të sigurisë kombëtare.

Përveç tre emrave shqiptarë, pjesë e këshillit nga presidenti Ivanov si komandant i forcave të armatosura, bëjnë pjesë: kryeparlamentari Trajko Veljanovski, kryeministri Nikola Gruevski, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski, ministrja e brendshme Gordana Jankulovska, dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.

BDI konteston legjitimitetin e presidentit Ivanov dhe se ajo nuk ka deleguar përfaqësues të saj apo zyrtarë të institucioneve më të larta shtetërore. Por, nga ana tjetër, edhe Ivanov nuk ka përfillur qëndrimet e kësaj partie, duke theksuar se në përputhje me Kushtetutën ai do të caktojë përfaqësuesit shqiptarë.

Në këtë mbledhje që mbahet pas pesë viteve do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com