PSG sinjal Barcës, me hettrik nga Ibra (Video)

0

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse ndaj Lorientit në shtëpi me rezultat 3-1, ku shkëlqeu supersulmuesi, Zlatan Ibrahimovic.

psg-sinjal-barc-euml-s-me-hettrik-nga-ibra-video_hd

Me të filluar ndeshja PSG aplikoi presion dhe menjëherë parizienët arritën një penalti.

Zlatan Ibrahimovic ishte konkret nga pika e bardhë, duke realizuar me një goditje të fuqishme për 1-0 (4′).

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë PSG shkaktoi edhe frikë në mesin e fansave.

Ayew në minutën e 67-të arriti të barazojë për 1-1.

Kur të gjithë menduan se Lorient po nxjerr një pikë, ishte Ibra që sërish nga pika e bardhë shënoi (82′) për 2-1.

Ibra e vulosi fitoren e PSG-së në minutat shtesë, me një gol tjetër duke e kompletuar hettrikun.

Me këtë fitore Parisi ka 58 pikë dhe okupon vendin e parë me një pikë më shumë se sa Lyoni. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com