PSG fiton të gjitha trofetë në Francë

0

Paris Saint Germaini e ka fituar Kupën e Francës pas fitores prej 1-0 kundër Auxerre, në takimin e zhvilluar në Stade de France.

psg-fiton-t-euml-gjitha-trofet-euml-n-euml-franc-euml-video_hd

Skuadra nga liga e dytë franceze arriti të mbahej mirë në gjysmën e parë, përkundër rrezikut që bënë kryeqytetasit duke goditur edhe shtyllën.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të me golin e Edinson Cavanit, i cili rezultoi edhe goli i triumfit.

Është hera e nëntë në histori të klubit që e fiton ‘Coupe de France’.

Para Kupës së Francës, Paris Saint Germaini kishte fituar edhe kampionatin francez (Ligue 1) dhe Kupën e Ligës.

Vetëm trofeu i Ligës së Kampionëve ishte i paarritshëm për ekipin e Laurent Blanc këtë edicion. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com