“PSG e dobët pa Neymarin? Nuk është si Reali pa Ronaldon e Barcelona pa Messin”

0

Verratti beson se PSG-ja është e fortë edhe pa Neymarin dhe se dështimi me Montpellier nuk ka të bëjë me mungesën e brazilianit.

Paris Saint Germaini regjistroi barazimin e parë në Ligue 1 pas gjashtë fitoreve me radhë, duke u ndalur 0:0 nga Montpellier.

Të gjithë besojnë se kjo erdhi për shkak të mungesës së Neymar, por kështu nuk mendon mesfushori italian, Marco Verratti.

“Të gjithë mendojnë se PSG-ja dështoi për shkak të mungesës së Neymar dhe se është sikur Barcelona pa Lionel Messin e Real Madridi pa Cristiano Ronaldon”, u shpreh Verratti.

“Nuk është se mungesa e Neymari bëri që PSG-ja të mos fitojë. Jemi ekip i shkëlqyer edhe pa të”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com