Pse po frigohen serbët e Bujanocit?

0
Pse po frigohen serbët e Bujanocit?

Ardhja e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Preshevë ka forcuar forcat nga jugu i Serbisë që tentojnë ta shkëputin regjionin nga qeverisja qendrore në Beograd – thonë serbët e Bujanocit dhe rrethinës.

Ata kërkojnë nga shteti që ta kundërshtojnë siç thonë ata “shqiptarizimin” e jugut të Serbisë dhe ti mbrojnë qytetarë besnik. Kryetari i komitetit për të drejtat e njeriut në Bujanoc Svetislav Veliçkoviq thotë se zgjidhja afatgjatë e problemit ndëretnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë qëndron në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit të Serbisë dhe përcaktimin objektin të numrit të banorëve të këtyre komunave. Ai thotë se në Bujanoc dhe Preshevë, ku qeverisja drejtohet nga shqiptarët është një poligon për mosrrespektim të sistemit ligjor. “Deri sa disa pjesë të qytetit në Bujanoc nuk kanë as kanalizim e as asfalt, qeverisja lokale renovon qendrën e qytetit i cili do të kushtojjë gjysmë milioni euro” thotë Veliçkoviq. Kjo po bëhet edhe pse plani urbanistik ende nuk është miratuar. Në kushte të tilla janë ndëtuar edhe soliterë në qendër të Bujanocit, ku ne kemi dyshime serioze se qëllimi i tyre i vërtetë është ndryshimi i strukturës demografike të këtij rajoni. Në këto ndërtesa gjenden më shumë se 220 banesa, të cilat i  blejnë më shumë banorët e Gjilanit, ndërsa për serbët këto banesa janë të paprekshme. “Ne kërkojmë rregullat për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh kombësinë” thotë Veliçkoviq, transmeton presheva.com, duke përkujtuar edhe njëherë kërkesat themelore të serbëve nga Serbia e jugut – regjistrimi i jashtëzakonshëm dhe objektiv i popullatës. Për këtë regjistrim me peticion edhe në vitin 2011 kanë kërkuar 7000 serb, të cilët nënshkrimet e tyre i kanë paraqitur në qeverinë e Serbisë. Ata thonë se në jug jetojnë më pak shqiptar se sa vlersohet, çka qartë shihet në listat zgjedhore. Serbët e Bujanocit frigohen edhe nga ajo siç e quajnë ata “skenari i Kosovës”. Nëse shteti nuk interesohet urgjentisht, në Bujanoc na kërcënon skenari i Kosovës. Emigrimi i popullit serb tashmë është duke ndodhur, dhe kërcënon të merr përmasa edhe më të gjëra. Pronat dhe shtëpitë e tyre i blejnë shqiptarët, adresat e të cilëve kryesisht janë në Gjilan dhe komunat tjera të Kosovës. /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com