Pse partneri duhet të jetë më i madh në moshë

0

E para gjë që të shkon në mendje është pasuria, pra mënyra më e lehtë për të siguruar jetesën.

Ekspertët  kanë  dhënë disa arsye të tjera, pse martesa me dikë më të madh në moshë ka shumë gjëra pozitive.

Fëmijët nuk janë prioriteti i tij

Nëse ju nuk dëshironi të keni fëmijë, për një partner të ri në moshë ky do ishte problem. E kundërta ndodhë me dikë  më të madh në moshë, sepse mund te ketë fëmijë nga martesa e kaluar , ose është i sigurt që nuk dëshiron të bëhet prind.

I kushton rëndësi pamjes së jashtme

Fakti që ai është me një femër më të re në moshë bën që pamja e jashtme të ketë rëndësi për të.Ai nuk dëshiron të duket keq te ju, që mos të duket shumë ndryshimi  i moshës mes jush. Fakti që je  i martuar, nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesesh më  për  pamjen e jashtme.

Nuk i pëlqejnë më lojërat

Një mashkull me eksperiencë, i ka kaluar aventurat dhe i merr gjërat më seriozisht. Me këtë partner ju do ndjeni më shumë  siguri për të ardhmen.

Mësoni më shumë nga partneri juaj

E kaluara e tij, historitë e ndryshme që do dëgjoni prej tij do ndikojnë edhe te ju. Meshkujt më të mëdhenj në moshë gjithmonë do kenë diçka për të treguar, prandaj kjo do e bëjë lidhjen tuaj edhe më të larmishme.

Ju bën të ndiheni mirë në çastet intime

Një partner me eksperiencë seksuale është më i duruar, i dashur dhe ju mbush me ngrohtësi. Ai e di mirë se ç’duhet të bëjë për të pasur raport të shëndetshëm seksual në çift.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com