Pse nuk duhet asnjëherë ta ringrini akullore kur ajo është shkrirë?
10:48 | 03 Gusht 2018

Ju mund të merrni çdo masë paraprake kur është fjala për ushqimin si hamburgerët apo edhe mishi i pulës, por helmimi me ushqim mund të jetë i fshehur aty kur e prisni më së paku: një desert i ftohtë pas një dite të gjatë me diell.

Gjatë verës, më shumë njerëz gatuajnë jashtë në piknik dhe në skarë, duke bërë kështu që të mos mund t’i lajnë duart shpesh apo të pastrojnë pajisjet apo duart siç duhet nëse iu nevojitet për të mbytur bakteret.

Rreth një milion njerëz janë të prekur nga sëmundjet ushqimore në Britani të Madhe çdo vit, duke i kushtuar ekonomisë më shumë se 1 miliard dollarë.

Shumica e baktereve lulëzojnë gjatë temperaturave të larta në verë, duke shkaktuar edhe numër të lartë të rasteve të helmimit.

Por përveç mishrave që duhet pasur kujdes, ju duhet të ruheni edhe nga akullorja.

Përveç rreziqeve të njohura të diabetit dhe obezitetit, akullorja me të vërtetë ka potencial për t’ju sëmurë.

Akullorja mund të përbëjë rrezik pas blerjes, pasi ajo të shkrihet dhe ju e futni në frigorifer, e më vonë e nxjerrin përsëri për ta ngrënë.

Kjo mund të shkaktojë lehtë një helmim të madh tek ju, prandaj ekspertët sugjerojnë të mos bëhet një gjë e tillë asnjëherë.

Nevina Shtylla