Pse gratë e martuara mbajnë llogari sekrete bankare?

0

Edhe pse martesa supozohet të jetë deri në vdekje, a është naive të mos përgatitesh për më të keqen me një llogari sekrete bankare?

“Fond për t’u arratisur” është termi i përdorur për këto llogari sekrete bankare, të cilat vijnë në ndihmë në momentin e ndarjes me partnerin.

Pavarësisht martesës së lumtur, ky fond nuk do të thotë se femrat kërkojnë ndarjen. Por, është një siguri për çdo të papritur.

Daisy Goodwin diskutoi pikërisht këtë çështje për DailyMail, teksa shpjegonte se paratë sekrete janë një domosdoshmëri për gratë e martuara, pasi lumturia nuk është e plot nëse je plotësisht e varur nga partneri.

Goodwin shkruante: “Është e vërtetë se martesa lidhet me angazhimin, të jemi bashkë çdo ditë derisa vdekja të na ndajë, në të mirë dhe në të keq, në varfëri dhe pasuri … por është shumë më e lehtë ta mbash atë premtim nëse ke para të mjaftueshme nëse ju duhet të largoheni nëse keni nevojë”.

Sipas Goodwin, ndonëse mund të tingëllojë si llogari, më mirë “të kesh një fond për tu larguar nuk do të thotë që dëshiron të largohesh nga martesa është më shumë një valvul shpëtimi mendor” dhe nëse “gjërat bëhen të ndërlikuara, zgjidhni të qëndroni sepse ju dëshironi, jo sepse nuk keni zgjedhje “.

Sipas një studimi nga TD Bank, pothuajse një në pesë persona mbajnë llogaritë bankare sekrete nga partnerët e tyre  por e njëjta anketë gjithashtu zbuloi se një në pesë do të ndanin partnerin nëse zbuluan një “sekret financiar”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com