Pse është rritur siguria para ambasadës së Francës në Prishtinë? (Foto)

0
Që kur ndodhi vrasja e gazetarëve të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, siguria është shtuar edhe para ambasadës franceze në Prishtinë.
Këtë e bëjnë të ditur qytetarët të cilët kanë parë një rritje të numrit të policisë para kësaj ambasade.

Nga disa foto të siguruara nga “Bota sot”, shihet prania e Policisë para ambasadës, ndonëse jo shumë qartë, për shkak të pamundësisë për të fotografuar nga afër.

Ndryshe, dy ditë më parë në Paris në një sulm vdekjeprurës janë vrarë 12 persona, pjesë e stafit të revistës, Charlie Hebdo.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com