Pse dritat e semaforit janë e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër

0

E kuqja nënkupton “ndal”, e verdha “përgatitu” ndërsa e gjelbëra “nisu”, sinjalizime që secili lehtë mund t’i mësojë. Por, përse këto ngjyra?

Pse jo e kaltër apo ngjyra vjollcë apo edhe ngjyrë kafe nuk përdoren në këtë lloj komunikimi në komunikacion?

E kuqja fillimisht ka nënkuptua “Rreziku”E kuqja është simbol i trashëguar nga hekurudhat. Këtë mënyrë komunikimi fillimisht e kanë përdorë për tren duke i përdorur vetëm ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër pra vetëm për t’u ndalë dhe për t’u nis.

Po pse pikërisht e kuqe? E kuqja simbolizon rrezik në shumë kultura të botës, meqenëse ngjyra e kuqe simbolizon gjakun. Arsyeja tjetër është se ngjyra e kuqe konsiderohet si ngjyra me spektrin më të dukshëm, që nënkupton se mund të shihet në distancë të lartë dhe në çfarëdo moti.

E gjelbra fillimisht ka nënkuptuar “Kujdes”Roli i dritës së gjelbër ka ndryshuar me kalimin e kohës pasi që në fillim për drejtimin e komunikacionit hekurudhor është përdor vetëm e kuqja dhe e gjelbra, dihet se trenat në atë kohë kanë pasë vështirësi për t’u ndalur apo për t’u nisur me kohë kështu që drita e gjelbër ka luajtur edhe rolin e ngjyrës së verdhë. Më vonë drita e gjelbër u bë “Nisu” dhe për një kohë të gjatë hekurudhat përdorin vetem të kuqen dhe të gjelbren, për t’i sinjalizuar trenat.

E verdha fillimisht ka nënkuptuar të kuqenNga koha e automobilizmit deri në mesin e vitit 1900 nuk janë nënkuptuar gjitha shenjat e ndalesës të jenë me ngjyrë të kuqe, shumica prej tyre ishin edhe të verdha. Drita e verdhë ka hyrë në shenjat e rrezikut në vitin 1915.

Por pse e verdha hyn në sinjalizimin e ndalesave mund të pyesni? Kjo vije pasi që teknologjia është zhvilluar të prodhojë sinjale të cilat reflektojnë si ngjyra natyrale dhe që vërehen lehtë ashtu si ngjyra e verdhë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com