Protestuesit i bllokojnë rrugën Edi Ramës
12:58 | 19 Shkurt 2019

Mes tyre dhjetëra simpatizantë të PD nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës për disa orë e mbajnë të bllokuar rrugën ku duhet të kalonte kryeministri Rama, i cili ishte nisur drejt Pukës.

Organizimi i kësaj proteste duket se gjeti edhe policinë e Lezhës të papërgatitur. Efektivet erdhën në vendngjarje pas grumbullimit të protestuesve.

Për disa çaste ka pasur edhe tensione ku u përfshi dhe vete drejtori i policisë Ferdinand Mara në përpjekje për të mbajtur rrugën hapur, raporton Tach.

Kryeministri mësohet se vijoi udhëtimin drejt Pukës duke devijuar rrugë.

Kejvina Kthella