Protestës kundër Jabllanoviçit po i bashkohet e gjith Kosova (Foto-Video)

0

(E plotësuar) Protestuesit e dhunshëm janë zhvendosur tek ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishitnës.
Ata janë duke u përleshur me policinë. Kjo e fundit ka hedhur edhe plumba gome e gazë locjellës kundrejt tyre.

ProtestaJanë më shumë se 300 protestues të dhunshëm të cilët po demolojnë objekte dhe po gjuajnë nga ana e policisë./Indeksonline/

 

 

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellë me kujdes protestën e zhvilluar të martën në Prishtinë dhe dhunën e ushtruar gjatë saj.

Nëpërmes një komunikate për media Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, përfshirë të drejtën e protestës paqësore si një e drejtë e patjetërsueshme e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar.

“Por, po ashtu, Qeveria shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme dhe ne i dënojmë aktet e tilla nxitëse.

Po ashtu, manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimi i tyre në protestë është manipulim i skajshëm dhe tërësisht i papranueshëm për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë.

Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste.

Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com