Protestë në Mitrovicë kundër deklaratës së Ramës

0

Para urës që e ndan qytetin e Mitrovicës janë mbledhur disa qytetarë serbë që po protestojnë kundër deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Beograd në lidhje me pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline. 

MITROVICASerbët janë mbledhur në Mitrovicën veriore duke i dhënë mbështetje qeverisë serbe se Kosova është pjesë e Serbisë.
Momentalisht situata përshkruhet si e qetë, mirëpo raportohet se janë formuar kolona të autmjeteve që po qarkullojnë nëpër Mitrovicë.
Në urën mbi lumin Ibër janë mbledhur pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it, transmeton Indeksonline.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova duhet njohur edhe nga Serbia si shtet i pavarur, duke e nxitur reagimin e shefit të qeverisë serbe i cili këtë deklaratë e quajti provokim. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com