Proteina nga hirra mund të ndalojë diabetin
14:12 | 23 Mars 2017

Shkencëtarët kanë zbuluar një arsye të re pse është mirë për të marrë proteina nga hirra para mëngjesit.

Studimet kanë treguar se konsumimi i proteinave të hirrës para mëngjesit mund të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak, dhe kjo mundet edhe të ndalojë diabetin e tipit 2. Pavarësisht nëse përdorni rregullisht proteinat e hirrë si pjesë e trajnimit, proteinat mund të jenë të mira për shëndetin, ka treguar një studim i ri. Për të painformuarit, proteina e pastër e hirrës është bërë nga qumështi dhe është pa yndyrë dhe sheqer. Ajo është popullore në mesin e sportistëve ndërsa konsumohet në mes të vakteve. Rezultatet e hulumtimit, të cilat janë paraqitur këtë javë në një konferencë profesionale në Manchester, treguan se proteina nga hirra mund të ndalojë diabetin e tipit 2. Studimet e kryera në Universitetin e Newcastle kanë testuar efektin e proteinave te burrat dhe gratë obeze me diabetin e tipit 2, ndërsa pjesmarrësit kanë konsumuar proteina si gjënë e parë para mëngjesit. Doktor Daniel West, tha se niveli i glukozës pas ngrënies mund të kontribuojë në keqmenaxhimin e glukozës në gjak, dhe se ajo mund të jetë e dëmshme për shëndetin kardiovaskular. "Ne kemi provuar se konsumimi i sasive të vogla të proteinave të hirrës para një vakti mund të ndihmojë njerëzit që të shmangin nivelet e larta të glukozës në gjak, dhe mund të ndihmojë ata të ndjehen më të kënaqur pas një vakti", tha ai./GazetaExpress/.
Aurela Hoxha