Pronari i portalit nga Kosova pretendon se i ka fotografitë ekskluzive nga vrasja e Khashoggit
20:44 | 12 Nentor 2018

Fillmisht gazetari Jamal Khashoggi u raportua si i zhdukur, e më pas u konfirmua edhe vrasja e tij.

Mirëpo, deri tash publiku nuk ka parë asnjë dëshmi që e vërtetonte këtë verzionin e fundit.

Por, Emanuel Demaj, pronar i portalit Kosova.info, po pretendon se i posedon fotografitë që konfirmojnë vrasjen e masakrimin e tij.

Vëmendje: Tërheqim vërejtjen shikuesve se pamjet në kronikë janë të rënda për fëmijët dhe për njerëzit shëndetligë.

Kristin Prengaj