Promovohen romanet “Shtigjeve të natës” dhe “Monolog mërgimtari” nga autori Mustaf Ismaili

0

Gjatë vikendit në sallën e vogël të shtëpis së kulturës në Bujanoc u bë promovimi i dy romaneve dhe një libri me poezi të shkrimtarit Mustaf Ismaili. “Rruga pa adresë”, Shtigjeve të Natës” dhe “Monolog mërgimtari” ishin titujt që të pranishmit patën mundësi ti lexojn disa nga punimet që shkrimtari kishte punuar ndër vitesh.

Libri 1

Me këto libra ai ka përfshirë gjendje e shqipëtarëve në përgjithsi e sidomos për luftën në Kosovë në vitin 99-të. Ismaili tha se, më tërheq shumë proza, dhe shkruan për tema sociale dhe aktuale. Ai thot se, në jetë e brengos padrejtësia, e më së tepërmi padrejtësia që i bëhet popullit timë, kështu që me këto shkrime është munduar,gjegjësisht romane ta ngris zërin e drejtësis, kështu që shkrimtari shpreson se lexuesit në këto romane do ta gjejnë veten. Imaili ka nisur me shkrime qysh në bankat e shkollore, dhe si nxënës i shkollës së mesme është marrë me botime në disa gazeta. Libri 2Shkrimtari Mustaf Ismaili ka të botuara 4 libra, librin e parë dhe të dytin e ka botuar në Prishtinë, të tretin në Gjakove dhe të fundit në Tiranë. Librat janë botuar në mënyr virtuale përmes internetit pasi që shkrimtari jeton në Toronto të Kanadasë. Në fund Ismaili tha se, ato që i ndjen do të vazhdoj ti qes në letër. Përmbyllja e promovimit të librave u bë me lexim të disa punimeve të shkruara nga shkrimtari, nga nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi”/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com