Prokuroria i reagon Vuçiqit për intervistën e Rada Trajkoviqit
16:58 | 24 Prill 2019

“Me qëllim të informimit sa më të drejtë, të saktë të opinionit ju njoftojmë se Rada Trjakoviq, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, si dëshmitare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, me c’rast janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve të tjerë, por në asnjë mënyrë dëshmia e Rada Trajkoviqit, nuk ka qenë vendimtare për arrestimin dhe paraburgosjen e dy të pandehurve siç i kanë thënë politikanët e Serbisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, përcjell lajmi.net

Ata gjithashtu kanë dhënë se janë të përkushtuar për zbardhjen e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ky është njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se shkrimet dhe pohimet e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kohë më parë e kishin akuzuar, Rada Trajkoviqin, se dëshmia e saj në Kosovë, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që nga 23 nëntori 2018, i ka lënë dy serbë në paraburgim.  Po ashtu, edhe i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka publikuar një dokument kinse është origjinal dhe autentik, gjë që nuk është e vërtetë, ku tregon se çfarë ka thënë në hetime Rada Trajkoviq.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë, të saktë të opinionit ju njoftojmë se Rada Trjakoviq, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, si dëshmitare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, me c’rast janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve të tjerë, por në asnjë mënyrë dëshmia e Rada Trajkoviqit, nuk ka qenë vendimtare për arrestimin dhe paraburgosjen e dy të pandehurve siç i kanë thënë politikanët e Serbisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar për zbardhjen në tërësi të rastit të vrasjes së Ooliver Ivanoqit, si dhe, në asnjë mënyrë nuk ndikohet nga politikanët në serbi apo kudo tjetër që flasin në emër të rastit Ivanoviq.

Andaj, apelojmë që të gjithë politikanët të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të ndikojnë në rrjedhën normale të procedurës, apo edhe në rrezikimin e dëshmitarëve. /Lajmi.net/ 

Alesia Bami