Projektligji për Qeverinë, ja çka do të ndodh me zëvendësministrat

0

Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, ka mbajtur takimin e parë, në të cilin anëtarët janë pajtuar që ky projektligj t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë të ekspertëve.

Sa i përket këtij projektligji, Besnik Tahiri, pas takim tha se është me rëndësi që ta trajtojnë dhe aspektin kushtetues sa i përket Ligjit për Qeverinë.

“Njëherë e përgjithmonë t’i shfuqizojmë rregulloret që rregullojnë aspektin administrativ. Kjo çka dua të them me përgjegjësinë më të madhe është se nisja e këtij procesi është marrë me seriozitet të madh. Ajo që unë do të bëjë do të përpiloj një proces shumë të detajuar të konsultimit për këtë ligj, do t’i paraprije me një analizë profesionale. Me një fokus serioz ne mund të prodhojmë një bazë deri në fund të vitit. Ligji për qeverinë nuk e rregullon pagën”, tha ai.

Ndërsa i pyetur rreth numrit të ministrive dhe zv ministrave ai tha këtij ligji do t’i paraprijë një analizë e thjeshtë se çka do të ndodhë edhe në këtë aspekt.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »