“Progresi Evropian” aprovon financimin e 40 projekteve

0

Në njoftimin e dërguar në adres të portalit BujanociNet nga “Progresi Evropian” thuhet se: Këshilli drejtues i programit zhvillimor “Progresi Evropian” në takimin e mbajtur në Blace sot ka aprovuar financimin e 40 projekteve për rregullimin e dokumentacionit teknikë të cilët kapin vlerën e përgjithshme prej 608.984 euro, nga të cilat Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës kanë ndarë 538.230 kurse 70.754 euro janë ndarë si bashkë-financim i komunave.

EP UO Blace 27feb2015 4Projektet të cilat kanë marrë pëlqimin për punimin e dokumentacionit teknikë kryesisht kanë të bëjnë me objekte sociale, komunale dhe infrastrukturën ekonomike, ndërsa si kusht është  ndërtimi i objekteve të reja apo rikonstruimi i objekteve ekzistuese. Gjatë takimit të sotëm në Blace, Këshilli drejtues gjithashtu ka aprovuar kriteriumet për përkrahje për vetëqeverisjet lokale për zhvillimin në detaje të planeve rregullative, për të cilat edhe u nda shuma prej 280.000 euro. Pushtetet lokale të cilat janë të përfshira në “Progresin Evropian” do të kenë mundësinë që të aplikojnë me tre projekte për rregullim të planit të detajuar rregullativ, me ç’rast për projektet e mbështetura mund të llogarisin në mjetet të pakthyeshme në vlerë prej 15.000 euro. P 11Gjatë këtij takimi janë zyrtarizuar katër ftesa publike për financim të propozim projekteve, janë krijuar kushtet për fillimin e ndërtimit të objektit të shkollimit të lartë universitarë në Bujanoc, janë aprovuar 20 projekte të organizatave partnere nga shoqëritë civile dhe vetëqeverisjet lokale si dhe 16 projekte për përmirësimin e sistemit të regjistrit të taksapaguesve, ndërsa është punuar edhe prezantimi i ri në internet i Programit dhe është përfunduar kursi i artit për nxënësit e shkollave të mesme. Në punën e këtij takimi morrën pjesë përfaqësuesit e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për integrime evropiane dhe ministrit relevante, 34 komuna të cilat marrin pjesë në realizimin e “Progresit Evropain”, përfaqësues të agjencive zhvillimore dhe projektuese, shoqëria civile, donator-përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë së Zvicrës.P22 “Progresi Evropian” kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave më pak të zhvilluara, përmes forcimit të qeverisjeve lokale, krijimin e mjedisit të volitshëm për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik, përmirësimin e zbatimit të përfshirjes, politikave sociale  dhe punësimit. Për zbatimin e “Progresit Evropian”, Bashkimi Evropian ndanë 19.6 milion euro, Qeveria e Zvicrës 4.86 milion euro, ndërsa Qeveria e Serbisë përmes ministrive dhe vetëqeverisjeve lokale do të sigurojë pjesëmarrje shtesë në projekte, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Progresit Evropian./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com