Profesori i njohur: Maqedonia do të përfundojë në një luftë të tmerrshme civile

0

Historiani dhe drejtori i Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë, Bozhidar Dimitrov ka thënë se Maqedonia do të rrëshqet në një luftë të tmerrshme civile. Ai këtë deklaratë e ka bërë në një intervistë për Fox News, lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Maqedoni, ku shqiptarët po terrorizohen dhe po përndiqen nga vendbanimet e tyre nga autoritetet e shtetit maqedon.

prof

“Maqedonia do të përfundojë në një luftë të tmerrshme civile me pasoja të paparashikueshme”, ka thënë ai, tranmseton Indeksonline.

Sipas tij, Qeveria e Gruevskit, e ndërtuar mbi një sistem autoritativ e diktatorial, mund të rrëzohet vetëm me dhunë, protesta masive dhe luftë.

“Fatkeqësisht unë e kam parashikuar këtë ngajrje, siç kam bërë edhe me situatën në Ukrainë, se dikush do të hakmirret ndaj protestuesve”, ka thënë Dimitrov.

Por sipas profesorit të njohur, Maqedonia zor se do të kthehej në normalitet edhe po që se rrëzohet diktatori (Gruevski), sepse, edhe pse shqiptarët janë masë e konsiderueshme e popullsisë së Maqedonisë –  afër 40 përqind, ata kanë ambicie të tjera.

“Shqiptarët kanë ambicie të tjera. Ata nuk e shohin veten në Maqedoni, ata dëshirojnë Shqipërinë e madhe, për të cilën gjë ka folur kryeministri i këtij vendi pak kohë më parë”, ka shtuar Dimitrov.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com