Prodhuesit e duhanit të kënaqur me subvensionet e ndara nga pushteti lokal

0

Kohë më parë komuna e Bujanocit është njohur si njëra ndër komunat që ka kultivuar më së shumti bimën industriale të duhanit, por pasi që duhani viteve të fundit nuk paguhej nga kompania e duhanit, prej vitesh shumica e prodhuesve janë dëshpëruar nga kultivimi i duhanit.

MediaThumbnailHandler

Kohëve të fundit kultivimi i kësaj bime industriale ka filluar prap të kthehet tek qytetarët, kjo për shkak se çmimet kanë filluar të përmirësohen, veçmas interesimi i pushtetit lokal në këtë drejtim është rritur, duke i stimuluar prodhuesit e duhanit nëpërmjet subvensionimeve me qëllim që të ardhurat e tyre të jenë më të kënaqshme dhe prodhimi i tyre të jetë i vlefshëm. Për familjet që merren me prodhimin e duhanit, këto të ardhura janë i vetmi burim finansarë. Me propozim të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit në mbledhjen e parafundit të këshillit komunal është aprovuar vendimi për ndarjen e subvensioneve për prodhuesit e duhanit. Të martën kryetari Arifi, ka nënshkruajtur urdhëresat për pages, dhe nga dita e mërkurë të gjith prodhuesit e duhanit mund ti marrin paratë nëpër xhirollogarit e tyre. Mjetet me vlerë prej 4 milion dinarë janë ndarë për 191 kultivues të duhanit. Qytetarët e komunës sonë të cilët kultivojn duhan, thonë se ndarja e subvensioneve nga ana e komunës i ka ndihmuar shumë, ata janë faleminderues ndaj kryetarit Arifi për subvensionimin sepse kjo ndihmë ata i stimulon që edhe në të ardhmën të meren me këtë kulturë bujqësore. Isen Osmani dhe Nuredin Haziri, dy nga kultivuesit e njohur të duhanit thonë se, edhe më parë kanë kultivuar duhan dhe kjo është një pun ku janë të angazhuar e tërë familja, por mjetet e ndara nga buxheti komunal, pamvarësisht se sa janë ato, kanë një domethënie shumë të madhe sepse, kjo po tregon që pushteti lokal po mundohet në të gjitha mënyrat që prodhuesve të duhanit ti ofrojë mbëhstetjen finansiare, me aq sa ka mundësi. Mjetet janë ndar sipas hektarëve edhe ate për prodhuesit e duhanit e jo për për pronarin e tokës, pasi që tek ne, ka shumë banorë të cilët nuk posedojn toka për mbjellje të kulturave bujqësore e vetmja mundësi për ta është huazimi. Pushteti lokal vazhdimisht ka investuar në zhvillimi e bujqësisë, duke mos harruar edhe ndarjen e mbi 20 mijë fidaneve mollë dhe dardhë dhe investimin në sektorin e blegtorisë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com