PROCESI I VOTIMIT NË SHQIPËRI PO ZHVILLOHET NORMALISHT

0

Procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Shqipëri po zhvillohet normalisht, përjashtu disa problemeve teknike të paraqitura në orët e paradites.

20150621114712250620

Ndërkohë liderët kryesor të vendit kanë bërë thirrje për dalje masive në këto zgjedhje si mundësia e vetme për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë.
Votimi për zgjedhjet e kryetarëve të Bashkive, 61 të tillë dhe të Këshillave Bashkiak po ecën mirë, pavarësisht të disa lëshimeve të vëna re në fletët e votimit në një Njësi Administrative në Fier. Ndërsa në Bashkinë Kurbin, – Partia Demokratike ka tërhequr kandidatin e saj sikurse edhe komsionerët, për faktin sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kundërshtuar zëvendësimin e propozuar nga PD-ja. Presidenti Nishani ka kërkuar profesionalizëm dhe maturi nga të gjithë komisionerët sikurse që ka bërë thirrje për një votim masiv në këto zgjedhje.
Liderët e dy partive kryesore, Edi Rama dhe Lulzim Basha, kanë vlerësuar se këto zgjedhje përbëjnë një moment të veçantë për reformën administrative-territoriale por edhe për të drejtën e ushtrimit të sovranitetit përmes votës së lirë,
Votimi do të mbyllët në orën 19:00, ndërsa rezultatet e pjesshme pritet të publikohen rreth orës 22. Zgjedhjet po monitorohen nga rreth 300 vëzhgues ndërkombëtar dhe disa qindra të tillë vendorë.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »