Probleme me rënien e flokëve? Pini këtë çaj çdo ditë
08:35 | 14 Shkurt 2019

Ky çaj është një nga pijet më të dobishme për nga aspekti shëndetësor, ndërsa në artikullin e sotëm ne kemi dhënë disa arsye pse ju duhet ta konsumoni atë në baza ditore, transmeton lajmi.net.

Çaji jeshil rekomandohet nga nutricionistë si një alternativë e kafesë. Ai përmban antioksidantë të ndryshëm dhe siguron përfitime të mrekullueshme shëndetësore.

Gjithashtu konsiderohet si ‘mbreti’ i çajit për shkak të aftësisë për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Ndër problemet shëndetësore të cilat trajton ky çaj, nëse merret në baza ditore, është edhe rënia e flokëve.

Ndërkohë, ndiqni listën e mëposhtme për t’i kuptuar përfitimet e tjera:

– Përforcon imunitetin tuaj
– Parandalon infeksionet virale dhe bakteriale
– Asiston në parandalimin e kancerit
– Iu ndihmon në humbjen e peshës. /Lajmi.net/

Alesia Bami