Prizreni dhe ‘Jetimat e Ballkanit’ do të ndërtojnë 40 shtëpi për skamnorët

0

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën bamirëse Jetimat e Ballkanit për ndërtimin e 40 shtëpive për familjet në nevojë, sipas formës me çelësa në dorë.

Siç njoftoi Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, prej tyre, 20 shtëpi Komuna do t’i ndërtojë me mjete vetanake, ndërsa 20 të tjera në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Sipas marrëveshjes, Komuna do të dhurojë material ndërtimor, ndërsa Shoqata Bamirëse do të sigurojë donacione për ndërtim.

“Në të kaluarën, Komuna u ka dhënë nevojtarëve mjete financiare për ndërtim, me kusht që ata t’i ndërtonin vetë shtëpitë, por në mungesë të mjeteve, në shumë raste materiali i dhuruar për ndërtim ishte stërshitur”, shkroi Haskuka në Facebook.

Ai tha se solidariteti është obligim shoqëror.

“Solidariteti ndaj familjeve me mundësi të kufizuara është obligimi më i lartë i gjithë shoqërisë, prandaj Komuna e Prizrenit, në kuadër të mundësive financiare, do t’u sigurojë strehim 40 familjeve në nevojë”, përfundoi Haskuka.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »