Privatësia, Zuckerberg njofton se Facebook do të ndryshojë
13:10 | 08 Mars 2019
Themeluesi  i Facebook, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se shërbimet e mesazheve private dhe të sigurta do të bëhen më popullore se të ashtuquajturat platforma të hapura.

Në blogun e tij, Zuckerberg shpalosi vizionin për ta shndërruar Facebook-un në një “platformë të përqendruar në privatësi”.

Facebook zotëron Messenger dhe WhatsApp, por mesazhet e koduara kanë limituar mundësinë që kompania të fitojë të ardhura përmes reklamave.

Ky rrjet social ka qenë në qendër të kritikave për një seri skandalesh që kishin të bëjnë me të dhënat personale të përdoruesve.

Në vitin 2018, u kuptua se të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve janë shfrytëzuar nga kompanitë e konsulencës politike.

Disa kritikë i shohin ndryshimet e propozuara si një mënyrë që Facebook të braktisë përgjegjësitë e veta.

 

Kejvina Kthella