Pritje të gjata në kufirin Hungari-Serbi, kolona rreth 7 km
16:12 | 29 Qershor 2018
Bashkatdhetarët edhe në këtë vit po ballafaqohen me pritje të gjata nëpër pikë kalimet kufitare. Më shumë se katër orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Hungari-Serbi, njofton BujanociNet nga vendi i ngjarjes. Sipas këtyre lexuesve, momentalisht kolona e automjeteve në kufirin Hungari-Serbi është rreth 7 kilometra e gjatë. Pritjet e gjata torturuese për bashkatdhetarët pothuajse në të gjitha pikat kufitare tashmë janë shëndërruar në traditë, pasi që qytetarët e Republikës së Kosovës është e detyrueshme të paisen me vërtetimin hyrës në Serbi, pasi që dokomentet e Republikës së Kosovës nuk i njehë Serbia, kurse nga nesër pritet të paralizohet edhe pika e kalimit kufitarë në mesë të Serbies dhe Kosovës në Konçul, kur dihet që qdo verë pothuajse bllokohet e gjitha nga fluksi i madhë të cilët kalojnë në këtë pikë kufitare, ndërsa pala Serbe punonë vetëm në një kabinë dhe në një pikë kontrolli në dalje dhe hyrje të Serbies, ndërsa pala Kosovare duke u munduar të shpejtoj procedurën punonë në një kabinë dhe në dy pika kontrolli njëkosisht në hyrje të Kosovës, dhe në dalje, sipas marrëveshëjes të Menagjimit të përbashkët të kufirit të cilën ka nënshkruar pala Kosovare dhe ajo Serbe në Bruksel, tani më veqë është dashur të përfundoj zgjërimi i kësaj pike kufitare por kur dihet që ajo ende nuk ka nisur fare fazën e zgjërimin të kësaj pike kufitare e cila është shum e frekuentuar, përpos matjeve nuk ka realizuar fazën e zgjërimit. Që nga qershori është rritur shumë numri i bashkatdhetarëve që kalojnë pushimet në Kosovë./BujanociNet/

Alesia Bami